Osmani viziton “Vatrën” në ShBA: Promovoi identitetin tonë kombëtar dhe kauzën për liri

21:48 | 21 Shtator 2024
osmani-viziton-“vatren”-ne-shba:-promovoi-identitetin-tone-kombetar-dhe-kauzen-per-liri

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vizituar Federatën Pan Shqiptare “Vatra” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Osmani tha se e themeluar nga Noli e Konica, “Vatra” u bë vatër e shqiptarëve të ShBA-së.

“Në kohët më të vështira për popullin shqiptar, “Vatra” ishte pikë referimi për shqiptarët e Amerikës, duke mbrojtur dhe promovuar identitetin tonë kombëtar dhe kauzën për liri, pavarësi e demokraci”, shkroi Osmani.

Tutje, ajo u shpreh e nderuar me vizitën në “Vatra” dhe anëtarësinë e shoqatës më të vjetër shqiptare në Amerikë.

Komento: