Deputeti i VV-së: Paga minimale do të vazhdojë të rritet në Kosovë

09:49 | 22 Shtator 2024
deputeti-i-vv-se:-paga-minimale-do-te-vazhdoje-te-rritet-ne-kosove

Deputeti  nga  Lëvizja Vetëvendosje,Gramos Agusholli, ka konfirmuar se rritja e pagës minimale në 350 euro bruto, e cila do të hyjë në fuqi më 1 tetor 2024, është një vendim i miratuar nga Kryeministri dhe Ministri i Financave. Ai thekson se nuk ka arsye për të dyshuar se ky vendim nuk do të zbatohet siç është parashikuar.

“Kryeministri dhe Ministri i Financave kanë konfirmuar vendimin për rritjen e pagës minimale në 350 euro bruto, që do të hyjë në fuqi nga 1 tetori dhe nuk ka asnjë arsye që ky vendim të mos zbatohet brenda afatit të përcaktuar”, tha Agusholli për FrontOnline.

Agusholli e konsideron këtë rritje si një hap të rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të punëtorëve pas një periudhe të gjatë stagnimi ekonomik. Ai gjithashtu beson se paga minimale do të vazhdojë të rritet edhe më tej në të ardhmen.

“Kjo rritje shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të punëtorëve, veçanërisht pas një dekade të gjatë stagnimi ekonomik dhe social. Për shumë punëtorë, kjo nismë vjen si një lehtësim i mirëpritur në përballimin e rritjes së kostove të jetesës dhe unë besoj që kjo pagë minimale do të vazhdojë të rritet edhe më tej në një të ardhme të afërt’’, përfundoi Agusholli.

Nga 1 tetori paga minimale në Kosovë 350 €, sindikalistët shprehen të pakënaqur – FrontOnline

Komento: