Hoxhaj: Xhevë dhe Fehmi Lladrovci, përjetësisht figura emblematike të luftës sonë çlirimtare

14:38 | 22 Shtator 2024
hoxhaj:-xheve-dhe-fehmi-lladrovci,-perjetesisht-figura-emblematike-te-luftes-sone-clirimtare

Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj ka bërë sot homazhe bashkë me bashkëpartiakët te varret e Xhevë dhe Fehmi Lladrovci, në përvjetorin e 26 të rënies së tyre.

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, përmes rrjetit social Facebook, ka shkruar se Xhevë dhe Fehmi Lladrovci do të mbeten përjetësisht figura emblematike të luftës sonë çlirimtare.

Tutje, ai ka shpërndarë disa fotografi nga homazhet.

“Xhevë dhe Fehmi Lladrovci do të mbeten përjetësisht figura emblematike të luftës sonë çlirimtare. Sot, ishim për homazhe te varret, për t’i kujtuar dhe nderuar çdo ditë për përkushtimin për lirinë e Kosovës, për të cilën sakrifikuan edhe jetën.”, ka shkruar Hoxhaj.

 

Komento: