Drizan Shala:Nuk pres të përsëritet rasti i Banjskës

09:10 | 23 Shtator 2024
drizan-shala:nuk-pres-te-perseritet-rasti-i-banjskes


Eksperti i  sigurisë  Drizan Shala, u deklarua  për Front Online  lidhur me postimin e Ministrit Maqedonci ku u shpreh se  kërkesat e mekanizmit ndërkombëtar të sigurisë, përfaqësuar nga drejtori i CIA-s, William Burns, kanë për qëllim të minimizojnë aktivitetet që rrezikojnë sigurinë në rajon.

“Sa i përket kërkesës të parashtruar nga mekanizmi ndërkombëtar i sigurisë në javën e fundit të muajit gusht 2024, ku në Ballkan ishte për vizitë drejtori i CIA-së, William Burns ndër të tjerash ka përcaktuar qartazi konturat e bashkëpunimit , komunikimit dhe bashkërendimit të veprimeve sa i përket minimizimit të aktiviteteve që mund të cenojnë rëndë sigurinë kolektive në rajon e Ballkanin Perëndimor por edhe duke shkelur urdhrin ekzekutiv të presidentit Biden’’, tha Shala.

Shala shprehu besimin se, për shkak të mbështetjes ndërkombëtare, nuk priten incidente të ngjashme me Banjskën, megjithatë, theksoi se grupet terroriste mund të vazhdojnë trajnimin dhe organizimin në Serbi, pa ndonjë qëllim për të interferuar në gjeopolitikën e rajonit.

“Pra në këto kontura , në këto sugjerime dhe veprime të bëra nga mekanizmi ndërkombëtar , nuk pres dhe nuk mund të ketë asnjë incident i cili mund t’i ngjasojë Banjskës dhe në këto rrethana mund të konstatojmë që grupet e tyre mund të trajnohen në pjesën e territorit të Serbisë , mund të organizohen por Nuk e kanë për qëllim të interferojnë për arsye të ndryshimeve të elementeve që determinojnë gjeopolitikën dhe gjeo strategjinë”, përfundoi Shala.

 

Komento: