Haradinaj për vdekj*en e motrës së Adem Jasharit: Pushoftë e qetë në tokën e Kosovës

10:14 | 23 Shtator 2024
haradinaj-per-vdekj*en-e-motres-se-adem-jasharit:-pushofte-e-qete-ne-token-e-kosoves

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur pikëllimin e tij për vdekjen e Hava Jasharit – Gashi, motrës së komandantit legjendar Adem Jashari.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj e përshkroi Hava Jasharin si një nga heroinat e familjes Jashari, e cila përjetoi shumë vuajtje, por gjithmonë mbeti e pamposhtur.

Ai shprehu ngushëllime të sinqerta për Bacën Rifat, mbarë familjen Jashari dhe të gjithë ata që e njihnin nga afër.

“Pushoftë e qetë në tokën e Kosovës!” – përfundoi Haradinaj postimin e tij.

 

 

Komento: