Haxhiu takohet me shefin e Zyrës së BE’së, flasin për reformën në drejtësi

15:05 | 23 Shtator 2024
haxhiu-takohet-me-shefin-e-zyres-se-be’se,-flasin-per-reformen-ne-drejtesi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot është takuar me shefin e Zyrës së BE’së në Kosovë, Aivo Orav.

“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka pritur në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Republikën e Kosovës, Aivo Orav të cilit i uroi mirëseardhje dhe sukses në detyrën e re.”

Në këtë takim, Haxhiu e ka njoftuar ambasadorin Orav “për punën dhe arritjet e deritanishme në Ministrinë e Drejtësisë brenda mandatit, duke theksuar këtu reformën në drejtësi, luftimin e korrupsionit, adresimin e krimeve të luftës, parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje dhe fuqizimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare si dhe ato të Profesioneve të Lira mes tjerash”.

Po ashtu është diskutuar edhe për reformën në drejtësi dhe çështje tjera.

“Në takim gjithashtu është diskutuar për rëndësinë e reformes në drejtësi dhe për çështje të tjera në kuptim të bashkëpunimit në forcimin e rendit dhe sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.”

“Në fund, ministrja Haxhiu falënderoi Ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë për gatishmërinë dhe vullnetin për bashkëpunim dhe mbështetje për Republikën e Kosovës.”

Komento: