Deklarohet i pafajshëm ish-oficeri korrektues i akuzuar për korrupsion

16:56 | 23 Shtator 2024
deklarohet-i-pafajshem-ish-oficeri-korrektues-i-akuzuar-per-korrupsion

I akuzuari Milosh Cvetniq është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën se në cilësinë e oficerit të sherbimit korrektues në Qendren e Paraburgimit në Mitrovicë, ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Deklarimin rreth fajësisë, i akuzuari Cventiq e bëri të hënën, në seancën fillestare, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Sahit Tmava, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Jo nuk e ndjej vetën fajtor”, tha Cventiq.

Paraprakisht, të akuzuarit nga gjykatësi i rastit Mentor Hajraj iu lexuan të drejtat e tij, pasojat dhe benefitet e pranimit të fajësisë në shqyrtimin fillestar.

Pasi i akuzuari u deklarua i pafajshëm, gjykatësi Hajraj e njoftoi se në afat prej 15 ditësh ka të drejtë të paraqes kundërshtimin e provave të caktuara në aktakuzë apo kërkesë për hedhjen e aktakuzës.

Ndryshe, gjatë kësaj seance, prokurori i rastit Sahit Tmava përmirësoi fjalinë nga “gjatë vizitës” në “më datën 22 nentor 2021” në dispozitiv të aktakuzës.

Sipas aktakuzës së ngritur më 18 korrik 2024, Milosh Cventiq akuzohet se më 20 nentor 2021, në pozitën e oficerit korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, duke shfrytëzuar pozitën e tij me qëllim që përfitoj dobi pasurore për vetën, i kishte thënë tani të demtuarës Zh.K që shumën prej 50 euro (të hollat për kantinë) t’a transferonte në një xhirollogari të cilën e kishte shkruar në një letër dhe ia kishte dhënë të njejtës, ndërsa pas vizitës që i kishte bërë bashkëshortit, e demtuara e kishte kuptuar që të hollat kishin kaluar në xhirllogari të të pandehurit, e jo te e bashkëshortit të saj i cili ndodhej në Qendren e Paraburgimit në Mitrovicë.

Me këto veprime, sipas aktakuzës i akuzuari Cventiq ngarkohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Komento: