Rrustemi: Opozita ka një farë gëzimi në deklarimet e tyre në masat e BE-së ndaj Kosovës

17:28 | 23 Shtator 2024
rrustemi:-opozita-ka-nje-fare-gezimi-ne-deklarimet-e-tyre-ne-masat-e-be-se-ndaj-kosoves

Adnan Rrustemi- deputet i Vetëvendosjes [VV] ka deklaruar se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës janë të padrejta, e që në fakt ato nuk do duhej të “u vendoseshin” fare.

Rrustemi shtoi se Qeveria e Kosovës vazhdimisht kërkon që masat ndëshkuese të hiqen sepse ato nuk kanë asnjë “arsyeje apo bazë” e që janë dëshmuar se janë të padrejta.

Rrustemi në “Five” të Dukagjinit ka kritikuar opozitën në vend për çasjen e tyre ndaj këtyre masave duke thënë se “deklarimet e përfaqësuesve opozitar shprehin si një lloj gëzimi të pavetëdijshëm”.

“Masat janë  të padrejta. Ato nuk do duhej të vendoseshin. Ne vazhdojmë të kërkojmë që ato të hiqen, nuk ka asnjë arsyeje, as bazë dhe janë dëshmuar se janë të padrejta. Opozita, në vend se ta theksoj thelbin e padrejtë të sanksioneve por ka një lloj gëzimi të pa vetëdijshëm në deklaratat e përfaqësuesve të opozitës kur thuhet se Kosova ndodhet nën masa ose nën sanksione. Opozita kujdeset të I japin edhe një konatacion  gjuhësor kur vet BE-ja thotë masa, ndërsa opozita sanksione. Serbia ka synuar destabilizimin e Kosovës dhe veçanti në veri.

Komento: