Molliqaj: Nuk do të bëjmë koalicion me asnjë parti politike

18:41 | 23 Shtator 2024
molliqaj:-nuk-do-te-bejme-koalicion-me-asnje-parti-politike

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur për mundësit e pjesëmarrjes së këtij subjekti politik në zgjedhjet e 9 shtatorit të vitit 2025.

Në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, ai ka deklaruar se PSD nuk do të bëjë koalicione politike me asnjë parti, dhe se sukses për PSD-në është nëse do të kalojnë pragun në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke shtuar se akoma nuk është marrë një vendim nga subjekti që drejton nëse përfundimisht do të marrinë pjesë në zgjedhje.

“Kemi me datë 6 tetor mbledhjen e këshillit drejtues ku përfundimisht do të vendosim se çfarë do të bëjmë. Është e qartë se ka rritje të mbështetjes për PSD-në, por poashtu këtu nuk është me rëndësi pjesëmarrja”.

“Në garë zgjedhore është e rëndësishme me fitu, fitorja nuk është gjithmonë me dalë i pari, fitorja për rastin e PSD-së është edhe me kalu pragun. Unë besoj se PSD duhe të marrë pjesë në zgjedhje kur sigurohet se i ka gjasat reale të kalojë pragun. Një send që duhemi ta tregojmë haptazi se ne nuk bëjmë koalicione politike me asnjë parti politike”.

“PSD-ja nëse do të marrë vendim për pjesëmarrje në zgjedhje, do të jetë vendim kur jemi të bindur se gjasat janë reale për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Nuk do të marrim pjesë në zgjedhje, sa për të marrë pjesë”, ka thënë Molliqaj.

Komento: