20 studentë tjerë do të ndjekin shkollën politike “Ibrahim Rugova”, Abdixhiku: 12 ligjerime për të djathtën, rugovizmin

18:46 | 23 Shtator 2024
20-studente-tjere-do-te-ndjekin-shkollen-politike-“ibrahim-rugova”,-abdixhiku:-12-ligjerime-per-te-djathten,-rugovizmin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku i ka uruar mirëseardhje të rinjve të Klasës së Tretë të Gjeneratës së Parë të Shkollës Politike “Ibrahim Rugova”.

Abdixhiku ka thënë se në këtë shkollë ligjërohet për mbi të djathtën, rugovizmin, orientimin programor e vet organizimin partiak të LDK-së.

“Me Besianin, i uruam mirëseardhje Klasës së Tretë të Gjeneratës së Parë të Shkollës Politike ‘Ibrahim Rugova’. Të 20 studentët e përzgjedhur – Arti, Aurela, Beharja, Dardanja, Elda, Elsa, Endriti, Erisa, Floriani, Joni, Mefaili, Nakshija, Rinesa, Suela, Taulantina, Tringa, Velsa, Vesa, Viona e Ylli – do të ndjekin 12 ligjierime mbi të djathtën, rugovizmin, orientimin tonë programor e vet organizimin partiak – nga ligjerues tanë e nga mysafirë të jashtëm”.

“Ata i bashkohen rrugës së 40 studentëve të tjerë që në dy klasa paraprake kanë përfunduar këto cikle ligjerimesh. Secili prej tyre, në moshë krejt të re, ishte me plot kurreshtje e përplot vullnet. Kënaqësi gjithnjë puna me këta të rinj e këto të reja. Studentë të së tashmes, udhëheqës të së nesërmes, asete të bindjeve tona të djathta. Shkolla Politike ‘Ibrahim Rugova’ organizohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës; dhe mbështet në tërësi nga instituti amerikan NDI, USAID dhe SDC”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Komento: