Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare

08:11 | 24 Shtator 2024
mblidhen-sot-shtate-komisione-parlamentare

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen shtatë komisione parlamentare.

Nga ora 10:00 do të mblidhet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shkruan Arbresh.info.
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike si dhe Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të mblidhen nga ora 11:00.

Ndërsa nga ora 13:00 mblidhen Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim si dhe Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

 

Komento: