Osmani: Sot një vit, Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë se liria s’ka çmim

09:16 | 24 Shtator 2024
osmani:-sot-nje-vit,-afrim-bunjaku-ra-deshmor,-per-te-treguar-edhe-nje-here-se-liria-s’ka-cmim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar heroin Afrim Bunjaku, në njëvjetorin e rënies së tij.

Osmani ka shkruar se Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm dhe siç tha ajo, se liria nuk ka çmim, përcjell Klankosova.tv.

“Sot një vit, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm”.

“Se liria nuk ka çmim. Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm! Sot e përgjithmonë”, ka shkruar Osmani.

Komento: