Ushtroi dhun*ë psiqike ndaj nënës së tij, arrestohet djali në Prishtinë

09:23 | 24 Shtator 2024
ushtroi-dhun*e-psiqike-ndaj-nenes-se-tij,-arrestohet-djali-ne-prishtine

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj nënës së tij.

Bëhet e ditur se nëna nuk ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore, ndërsa ka deklaruar se ndjehet e rrezikuar nga djali, përcjell Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij. Viktima nuk ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore, ndërsa ka deklaruar se ndjehet e rrezikuar nga i dyshuari. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: