Abdixhiku: Afrim Bunjaku është Heroi i cili sakrifikoi jetën për shtetin e Kosovës

09:31 | 24 Shtator 2024
abdixhiku:-afrim-bunjaku-eshte-heroi-i-cili-sakrifikoi-jeten-per-shtetin-e-kosoves

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar heroin Afrim Bunjaku, në njëvjetorin e vrasjes së tij.

Abdixhiku ka thënë se Bunjaku është Heroi i cili sakrifikoi jetën e tij për shtetin e Kosovës dhe se shembulli i tij është model dhe motiv për brezat se si mbrohet e si duhet shërbyer atdheut edhe në kohë paqeje, raporton Express.

“Vrasja e heroit Bunjaku ishte goditje e rëndë jo vetëm për familjen dhe kolegët policë, por edhe për shtetin e Kosovës. Prandaj dënimi i terroristëve si dhe mbajtja përgjegjës e Serbisë si organizator i agresionit ndaj Republikës janë detyrime tona si shtet e si shoqëri. Afrim Bunjaku mbetet përherë në kujtesën shtetërore si personalitet që dha frymën e fundit për territorin e Republikës së Kosovës. I përjetshëm kujtimi e nderimi për Afrim Bunjakun. Lavdi e përjetshme!”, ka thënë Abdixhiku.

 

 

Komento: