Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar familjen e heroit, Afrim Bunjakut për nder të njëvjetorit të rënies së tij gjatë detyrës zyrtare në Banjskë të Zveçanit.
Kurti është shoqëruar nga Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca dhe Ministri i Punëve te Brendshme, Xhelal Sveçla.
Pas vizitës tek familja, do të bëhet edhe i dhe përurimi i rregullimit të pllakës dhe varrit të heroit Afrim Bunjaku në fshatin Samadrexhë.
Të pranishëm janë Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deputetë e asamblistë.