Albana Bytyqi:  Për katër vite qeverisje  është qesharake të dalës e të lavdërohesh për rritje tre muajshe ekonomike

10:27 | 24 Shtator 2024
albana-bytyqi: -per-kater-vite-qeverisje -eshte-qesharake-te-dales-e-te-lavderohesh-per-rritje-tre-muajshe-ekonomike


Albana Bytyqi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  në një prononcim për Front Online demantoi  qeverinë për pretendimet e rritjes ekonomike, duke pyetur se ku është kjo rritje.

Ajo theksoi se qytetarët e Kosovës po e përjetojnë ndryshe situatën, duke kërkuar që ata të dalin në terren dhe të pyesin njerëzit se sa ka ndryshuar jetesa e tyre.

Bytyqi e vuri në dukje se, nëse rritja ekonomike është e vërtetë, atëherë pse ka kaq shumë ankesa për kushtet e jetesës? Ajo theksoi se qytetarët po vuajnë nga çmimet e larta të produkteve bazike dhe kritikoi qeverinë për paraqitjen e shifrave jo reale, duke e konsideruar këtë si një lojë të papërshtatshme.

“Ku është ajo rritje? Le të dalin pak në terren e le t’i pyesin qytetarët sa janë t’u e ndier këtë rritje, sa ua ka ndryshuar jetën kjo rritje, sepse nëse është kjo e saktë atëherë pse ka kaq shumë ankesa për jetesën në Kosovë. As idenë nuk e kanë veç produktet bazike sa shtrenjtë janë dhe dalin publikisht më shifra jo reale duke propaganduar’’, u shpreh Bytyqi.

Ajo përfundoi duke e quajtur qesharake që pas katër vjetësh qeverisje, të lavdërohen për rritje të tilla vetëm për një tremujor, duke theksuar se kjo nuk tregon asgjë për performancën e vërtetë të qeverisë.

“Nuk është në rregull të bëhen lojna të tilla kur këto janë gjëra që nuk kanë të bëjnë me perceptimin por me realitetin dhe realitetin e dinë qytetarët që po e vuajnë. Mandej, janë katër vite qeverisje dhe është qesharake të dalës e të lavdërohesh për rritje tre muajshe, sepse bash kurrgjë nuk tregon ajo punë”, përfundoi Bytyqi.

 

Komento: