Emri i heroit Afrim Bunjaku vuloset në rrugën Ballaban-Bansjkë

12:02 | 24 Shtator 2024
emri-i-heroit-afrim-bunjaku-vuloset-ne-rrugen-ballaban-bansjke

Qeveria e Kosovës dje në mbledhje ka vendosur që rrugën rajonale R-217, segmentin Ballaban- Banjskë, ta emërtojë ‘’Afrim Bunjaku’’.

Ky segment u përuruar pikërisht sot, në njëvjetorin e rënies së rreshterit Bunjaku dhe tani mban emrin e Heroit të Republikës së Kosovës, përcjell Klankosova.tv.

Kujtojmë se në orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga persona të maskuar, uniformuar e armatosur rëndë, ku nga ky sulm terrorist, mbeti i vrarë rreshteri u Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Fotografia nga Ekonomia Online.
Fotografia nga Ekonomia Online.

 

Komento: