Publikohet një video e Afrim Bunjakut duke patrulluar në rrugët e Zveçanit para sul’mit të 24 shtatorit në Banjskë

13:02 | 24 Shtator 2024
publikohet-nje-video-e-afrim-bunjakut-duke-patrulluar-ne-rruget-e-zvecanit-para-sul’mit-te-24-shtatorit-ne-banjske

Në një vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë është publikuar një video që thuhet se është bërë më 24 shtator 2023 në fshatin Rudar të Zveçan pak orë para se të kryhej sulmi nga terroristë serbë, pranë Manastirit të Banjskës

Në videon që ka publikuar Tëvë 1 shihet rreshteri Afrim Bunjaku së bashku me disa zyrtarë tjerë policorë duke patrulluar në Zveçan.

Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë nga ish-politikani Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës. Nga ajo kohë deri më sot kanë ndodhur shumë zhvillime: Radoiçiq pranoi organizimin dhe pjesëmarrjen në sulm, ai u hetua në Beograd dhe në Prishtinë ku ndaj tij dhe 44 personave tjerë u ngrit aktakuzë për veprimtari terroriste. Derisa ai besohet se po qëndron në Serbi, një vit pas në fshatin tashmë të qetë të Banjskës banorët vazhdojnë jetojnë me misterin e sulmit të 24 shtatorit të vitit të kaluar.

Komento: