Kurti bën homazhe te varri i heroit Lec Lecit, në 26-vjetorin e rënies së tij

15:09 | 24 Shtator 2024
kurti-ben-homazhe-te-varri-i-heroit-lec-lecit,-ne-26-vjetorin-e-renies-se-tij

Pas aktiviteteve në shënim të përvjetorit të rënies së heroit, Rreshter Afrim Bunjaku, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe pranë varrit të heroit Dr. Lec Leci-Gradica, në varrezat e dëshmorëve në Marinë të Skenderajt.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate tha se në 26-vjetorin e rënies, Dr.Lec Leci u përkujtua dhe u vlerësua nga Kurti për shërbimin dhe sakrificën e tij gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Ai, si ndër mjekët e parë të Drenicës, u doli në ndihmë ushtarëve të UÇK-së, duke i ofruar ndihmë mjekësore gjatë operacioneve ushtarake që ndërmerrnin ndaj forcave okupuese, derisa duke parë që nevojat shtoheshin, me ndihmën e familjes së tij dhe të bashkëvendëseve, themeloi Spitalin Ushtarak në Gradicë, ku u kryen shumë intervenime nga të gjitha fushat mjekësore”.

“Doktori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lec Leci, ra heroikisht më 24 shtator të vitit 1998 në krye të detyrës, duke ndihmuar për shërimin e qytetarëve të plagosur në bjeshkët e Qyqavicës”, thuhet tutje në komunikatën për media.

Komento: