Kearns kujton Banjskën dhe Bunjakun, kërkon që përgjegjësit të përballen me drejtësinë

15:09 | 24 Shtator 2024
kearns-kujton-banjsken-dhe-bunjakun,-kerkon-qe-pergjegjesit-te-perballen-me-drejtesine

Deputetja britanike, Alicia Kearns, e ka kujtuar sulmin terrorist në Banjskë dhe vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakut.

Ajo ka kërkuar që Milan Radojçiqi dhe përgjegjësit tjerë të vihen para drejtësisë.

“Një vit nga sulmi i Banjskës. Një vit që nga vrasja e Afrim Bunjakut”, ka shkruar Kearnsi në X.

“Milan Radojçiqi dhe përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë”.

“Drejtësia është e nevojshme për pajtimin dhe paqen në Ballkan”.

Komento: