Osmani takon ndihmës-sekretaren amerikane Rand: Ngrita shqetësimin për shqiptarët e Luginës

16:04 | 24 Shtator 2024
osmani-takon-ndihmes-sekretaren-amerikane-rand:-ngrita-shqetesimin-per-shqiptaret-e-lugines

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në New York me Ndihmës-sekretaren amerikane, Dr. Dafna H. Rand.

“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit si dhe iniciativat e shumta, të cilat Presidenca e Republikës është duke i çuar përpara në funksion të forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

“Në takim, ndër të tjera, ngrita edhe shqetësimin për shkeljen flagrante të të drejtave themelore të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe spastrimin etnik nga Serbia nëpërmjet masave administrative”.

Komento: