“Trepça” dërgon padi ndaj një ish-punëtori, thotë se kishte marrë pagë pa punuar

16:56 | 24 Shtator 2024
“trepca”-dergon-padi-ndaj-nje-ish-punetori,-thote-se-kishte-marre-page-pa-punuar

Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se ka dërguar padi ndaj një ish-punëtori sepse sipas njofftimit, ai kishte marrë pagë pa punuar.

Referuar njoftimit të lëshuar nga “Trepça” bëhet e ditur se i njëjti ka përfituar pagë të dhënë pa bazë.

“Me datën 24.9.2024 Menaxhmenti i Trepça Sh.A. ka dërguar Padi për kompensimin e dëmit në emër të pasurimit pa bazë ndaj kontratës me nr.prot:545 për shkak se i njëjti ka vazhduar të marrë pagë nga Trepça Sh.A., pa punuar, me ç’rast i njëjti ka përfituar pagë të dhënë pa bazë (pasurimi i pa bazë)”, thuhet në njoftim.

“Trepça” ka njoftuar se në pajtim me nenin 194 të LMD-së ka paraqitur këtë padi për kompensimin e dëmit në emër të pasurimit pa bazë.

Komento: