Së shpejti Komuna e Prishtinës me tabela dixhitale që do të tregojnë vendet e lira për parking

17:26 | 24 Shtator 2024
se-shpejti-komuna-e-prishtines-me-tabela-dixhitale-qe-do-te-tregojne-vendet-e-lira-per-parking

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për instalimin e teknologjive të reja në lagjet e kryeqytetit, të cilat lidhen me sinjalistikën dixhitale të sistemit “Prishtina Parking”.

Rama ka theksuar se së shpejti tabelat dixhitale do të ofrojnë informacion në kohë reale për vendet e lira të parkimit, duke eliminuar nevojën për xhiro të gjata në kërkim të një vendparkimi.

“Kjo teknologji do të lehtësojë ndjeshëm parkimin dhe do të zvogëlojë trafikun në qytet”.

“Vlerësimet tregojnë se 25-30% e trafikut aktualisht krijohet nga kërkimi për parkim, por tani ky informacion do të jetë i disponueshëm menjëherë”, deklaroi Rama.

Komento: