Agresioni në Banjskë, ambasadori britanik: Serbia të marrë masa sa më shpejt që Radoiçiqi dhe të tjerët të dalin para drejtësisë

18:15 | 24 Shtator 2024
agresioni-ne-banjske,-ambasadori-britanik:-serbia-te-marre-masa-sa-me-shpejt-qe-radoiciqi-dhe-te-tjeret-te-dalin-para-drejtesise

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, e ka ripërsëritur edhe një herë thirrjen ndaj Serbisë që të marrë masa sa më të shpejta në kapjen e Milan Radoiçiq, prijës i grupit serb që kreu agresionin në Banjskë më 24 shtator të vitit 2024.

Në platformën X, ai ka kujtuar edhe Rreshterin Afrim Bunjaku në një vjetorin e rënies, si dhe agresionin dhe profesionalizmin e Policisë së Kosovës.

“Sot bëhet një vit nga vrasja e policit Afrim Bunjaku dhe ngjarjet tronditëse që ndodhën në Banjskë.

“E falënderoj Policin e Kosovës për profesionalizmin dhe guximin e për veprimin e tyre për të rivendosur rendin më 24 shtator 2023, si dhe për prokurorët e Kosovës për punën e tyre të durueshme në hartimin e një aktakuze”.

“Britania e Madhe vazhdon të kërkojë që autorët e këtij sulmi, përfshirë Milan Radoiçiq, të kapen dhe të sillen para drejtësisë. Ne përsërisim thirrjen tonë ndaj Serbisë që të marrë masat e nevojshme për të siguruar që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Hargreaves.

Komento: