Ministria e Jashtme e Shqipërisë: E papranueshme që autorët e Banjskës të jenë ende të lirë

18:36 | 24 Shtator 2024
ministria-e-jashtme-e-shqiperise:-e-papranueshme-qe-autoret-e-banjskes-te-jene-ende-te-lire

Sot janë bërë një vit prej kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë, si pasojë e të cilit mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Në reagimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, thuhet se “është e papranueshme që autorët përgjegjës të këtij krimi mbeten ende të lirë”.

“Drejtësia duhet të vihet në vend pa vonesa dhe justitifikime”, thuhet në reagimin e MEPJ-së transmeton Klankosova.tv

“Shqipëria mirëpret vendimin e Prokurorisë së Kosovës, për të ngritur aktakuzë kundër të dyshuarve për organizim dhe kryerje të këtij sulmi brutal.

Llogaridhënia është element kyç për parandalimin e përshkallëzimeve dhe konsolidimin e paqes në të gjithë rajonin”, thuhet tutje në reagim.

Prokuroria Speciale e Kosovës, më 11 shtator ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave që morën pjesë në sulmin e Banjskës, në grupin e udhëhequr nga Millan Radoiçiq.

Me këtë rast, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, dje tha se bazuar në ligj “terroristët mund të gjykohen në mungesë”.

Ndryshe, nesër më 25 shtator është seanca e parë gjyqësore për rastin në Banjskë.

Kjo seancë pritet të nis nga ora 09:30.

Komento: