E mërkura me vranësira

07:56 | 25 Shtator 2024
e-merkura-me-vranesira

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira, por do të ketë intervale me diell.

“[Të mërkurën] do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu me mundësi edhe për shkarkime rrufesh”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6/m/s”.

Komento: