Hoxhaj: Fitoren historike të Policisë së Kosovës në Banjskë, diplomacia e vendit e shndrroi në izolim e sanksione

10:13 | 25 Shtator 2024
hoxhaj:-fitoren-historike-te-policise-se-kosoves-ne-banjske,-diplomacia-e-vendit-e-shndrroi-ne-izolim-e-sanksione

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka thënë se fitoren historike të Policisë së Kosovës në rastin e Banjskës, diplomacia e vendit e shndërroi në izolim e sanksione.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se agresioni i Banjskës para një viti ishte fitore e policisë dhe strukturave të sigurisë, por dështim kolosal i diplomacisë.

“Agresioni i Banjskës para një viti ishte fitore e policisë dhe strukturave të sigurisë, por dështim kolosal i diplomacisë, sepse nuk ndodhi ndëshkimi i Serbisë si përgjegjëse e agresionit, por ndodhi e kundërta – izolimi dhe sanksionimi i Kosovës. Kosova mbeti jo vetëm nën sanksione, por edhe u largua nga partneriteti me aleatët perëndimorë, duke ia mundësuar Serbisë një afrim dhe rikthim në Perëndim. Serbia sot është më e përkëdhelur se para sulmit të Banjskës, ndërsa qeveria e Kosovës, që kishte premtuar se nuk do të kishte dialog pa dorëzimin e kryerësve të Banjskës, diskuton sot me Beogradin në Bruksel për kufijtë e komunave të Kosovës dhe për urën e Ibrit.”, ka shkruar Hoxhaj.

Tutje, ai ka thënë se një vit respekt për policinë dhe strukturat e sigurisë, si dhe aleatët që i përkrahën ata, e rikujtim për fiaskon diplomatik që po përjeton Kosova.

“…atë që policia e Kosovës e arriti në terren, si një fitore të mirëfilltë historike, diplomacia e shndërroi në humbje strategjike.”, ka shkruar Hoxhaj.

 

 

 

Komento: