Osmani në New York takohet me presidentin e Mauritanisë, flasin për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve

12:37 | 25 Shtator 2024
osmani-ne-new-york-takohet-me-presidentin-e-mauritanise,-flasin-per-rritjen-e-bashkepunimit-mes-dy-vendeve

Gjatë qëndrimit në New York, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani.

Osmani ka thënë se me homologun e saj kanë biseduar për rritjen e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

“Në New York e falënderova Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani, për mbështetjen e patundur për Republikën e Kosovës. Bashkë, diskutuam rritjen e bashkëpunimit midis dy shteteve tona, si dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Komento: