Përfaqësuesit e SBASHK’ut takohen ndaras me shefat e grupeve parlamentare të PDK’së e AAK’së

13:04 | 25 Shtator 2024
perfaqesuesit-e-sbashk’ut-takohen-ndaras-me-shefat-e-grupeve-parlamentare-te-pdk’se-e-aak’se

SBASHK ka njoftuar se kanë zhvilluar takime të ndara me shefin e grupit parlamentar të AAK’së Besnik Tahiri dhe atë të PDK’së Abelard Tahiri.

Këto takime janë mbajtur në lidhje me projektligjin për ndryshimin plotësimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.

“Me qëllim që të informojë shefat e Grupeve Parlamentare lidhur me nismën legjislative nga qytetarët për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08L- 248 dhe për të kërkuar mbështetjen e të gjithë deputetëve nga këto subjekte politike, pas takimit me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dhe me shefen e Grupit Parlamentar të VV-  së, Mimoza Kusari Lila, përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë pasur takime të ndara edhe me shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri dhe me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelart Tahiri.”

“Edhe në këto dy takime të ndara kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala, koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri e zyrtarin ligjor Blendor Shatri, kanë informuar shefat e Grupeve Parlamentare të AAK-së Besnik Tahiri dhe Abelart Tahiri lidhur me arsyen e kësaj  nisme legjislative me qytetarë, për angazhimet e deritashme dhe për aktivitetet që do të bëhen deri te momenti i dorëzimit të mijëra nënshkrimeve në mënyrë solemne te kryetari i Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, që do të bëhet në fillim të javës së ardhme.”

SBASHK ka kërkuar nga deputetët që ta mbështesin këtë nismë legjislative duke e votuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04L-131 për skemat  pensionale të financuara nga shteti.

“Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë kërkuar edhe në këto takime që deputetët e këtyre dy subjekteve politike ta mbështesin këtë nismë legjislative duke e votuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04L-131 për skemat  pensionale të financuara nga shteti, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08L-248. Shefat e këtyre dy Grupeve Parlamentare kanë përgëzuar SBASHK-un për këtë aktivitet dhe janë shprehur të bindur se deputetët e Parlamentit të Kosovës do ta mbështesin dhe do ta votojnë këtë Projektligj, që është nismë legjislative nga qytetarët.”

Komento: