Mustafa i LDK-së për Dejona Mihalin: Le të na tregojë për intervistimin nga Prokuroria Speciale rreth rolit të saj në mafian energjetike

17:19 | 25 Shtator 2024
mustafa-i-ldk-se-per-dejona-mihalin:-le-te-na-tregoje-per-intervistimin-nga-prokuroria-speciale-rreth-rolit-te-saj-ne-mafian-energjetike

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali është intervistuar nga Prokuroria Speciale të premten që lam pas, për dy raste të korrupsionit.

Në lidhje me këtë, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook.

Mustafa ka kërkuar publikisht që Dejona Mihali të tregojë për intervistimin nga Prokuroria Speciale.

“Dejona, cili është çmimi i energjisë elektrike? Po e paguani cash apo përmes GEN-it të Serbisë?Dejona le të na tregojë për intervistimin nga Prokuroria Speciale rreth rolit të saj në mafian energjetike ku me qindra miliona euro janë qarkulluar nëpër xhirollogaritë e funksionarëve më të lartë të Vetvendosjes dhe kanë financuar nëntokën e kësaj mafie”, ka shkruar Mustafa.

 

Komento: