Bislimi: Kosova po punon për aderim në Tregun Unik të Pagesave në Euro

22:29 | 25 Shtator 2024
bislimi:-kosova-po-punon-per-aderim-ne-tregun-unik-te-pagesave-ne-euro

Zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, njofton se sot ka biseduar në Europe House, aderimin në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA) dhe përfitimet ekonomike për Kosovën.

Bisedat i ka bërë bashkë dhe me  Shefin e Misionit të BE-së, Aivo Orav, Ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde, Ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barisic, Ambasadoren e Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi, si dhe përfaqësues nga Ekipi Ekonomik Gjerman (German Economic Team).

Sipas Bislimit Republika e Kosovës vijon intensivisht punën për anëtarësimin në SEPA.

“Rrugëtimi dhe avancimi drejt integrimit në SEPA është një hap i rëndësishëm tutje në kuadër edhe të përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian dhe anëtarësimit në familjen evropiane”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Komento: