Takohen Malaj dhe Orav: Dialogu mes Kosovës e Serbisë të vazhdojë pa vonesa

22:42 | 25 Shtator 2024
takohen-malaj-dhe-orav:-dialogu-mes-kosoves-e-serbise-te-vazhdoje-pa-vonesa

Ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj është takuar me ambasadorin e BE-së në Kosovë,  Aivo Orav. Në takim u tha se avancimi i dialogut për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë pa vonesa nën ndërmjetësimin e BE-së.

Në një postim në Facebook, Malaj ka thënë se takimi me ambasadorin e BE-së në Prishtinë, Orav ishte një mundësi e shkëlqyer për tu njohur dhe për të biseduar mbi çështje të rëndësishme si dhe për Kosovën.

“Ky ishte takimi i parë me ambasadorin Orav ku përmes një bashkëbisedimi shumë të hapur theksuan nevojën për avancimin e shpejtë të integrimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE, duke evidentuar faktin se avancimi i dialogut për normalizim mes Serbisë dhe Kosovës duhet të vazhdojë pa vonesa nën ndërmjetësimin e BE-së. Integrimi në BE i vendeve tona do të sjellë sigurinë dhe mirëqenien shumë të dëshiruar në rajon”, ka shkruar Malaj në Facebook.

Komento: