Osmani takon O’Brien, flasin për “thellimin e bashkëpunimit” dhe “ndërmarrjen e hapave në interes të qytetarëve”

18:03 | 26 Shtator 2024
osmani-takon-o’brien,-flasin-per-“thellimin-e-bashkepunimit”-dhe-“ndermarrjen-e-hapave-ne-interes-te-qytetareve”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në New York, është takuar me ndihmës-sekretarin e shtetit, Jim O’Brien.

Osmani ka thënë se me O’Brien kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit me SHBA’në dhe ndërmarrjen e hapave në interes të qytetarëve të Kosovës, integrimit euroatlantik të Kosovës dhe paqes e sigurisë në rajon.

“Takimi i radhës me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien, për të diskutuar për thellimin më tutje të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, si dhe ndërmarrjen e hapave që janë në interes të qytetarëve të Kosovës, integrimit euroatlantik të vendit tonë, si dhe paqes dhe sigurisë në të gjithë rajonin”, ka shkruar Osmani.

Komento: