Po zhvillohet pjesa e dytë e ndeshjes mes Ajaxit dhe Tottenhamit.
Tottenhami e ka barazuar rezultatin ndaj Ajaxit në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale mes tyre në Ligën e Kampionëve, që po zhvillohet momentalisht në Amsterdam.
Lucas Moura shënoi një supergol në minutën e 55-të, pas një kundërsulmi të bukur të Totenhamit.
Vetëm dy minuta më vonë, ai shënoi përsëri për 2:2.
Ajaxi është duke fituar me rezultat të përgjithshëm 3:2 në dy ndeshje.