Sot në Zubin Potok mbahet protesta e paralajmëruar nga qytetarët serbë

07:50 | 27 Shtator 2024
sot-ne-zubin-potok-mbahet-protesta-e-paralajmeruar-nga-qytetaret-serbe

Sot është paralajmëruar protestë në Zubin Potok nga ana e qytetarëve serbë që jetojnë në veri.

Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv, nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Jemi njoftuar për një protestë nesër në ora 11:00”, ka thënë Elshani.

Nuk u bë e ditur arsyeja dhe nuk u dhanë detaje shtesë rreth kësaj proteste.

Po ashtu nuk dihet nëse do të ketë protestë edhe në komunat tjera në veri të Kosovës./

Komento: