Osmani publikon foto me Presidentin Biden dhe Zonjën e Parë të ShBA’së: Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë

09:27 | 27 Shtator 2024
osmani-publikon-foto-me-presidentin-biden-dhe-zonjen-e-pare-te-shba’se:-aleance-qe-qendron-ne-themelet-e-shtetit-tone

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e ShBA’së, Joe Biden, dhe Zonjën e Parë të ShBA’së, Jill Biden, dhe kanë realizuar foton tradicionale që lideret e shteteve bëjnë me çiftin presidencial të ShBA’së, gjatë pritjes së organizuar në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Krahas fotos, Osmani ka shkruar “Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tone”.

“Faleminderit Presidentit Biden dhe Zonjës së Parë Dr. Biden për mikpritjen dhe bashkëbisedimin!”, ka shkruar Osmani.

 

 

 

Komento: