Aksioni i madh në Pejë: Digjet një sasi e kanabisit, dyshohet për një të arrestuar

15:09 | 27 Shtator 2024

Nga një aksioni antidrogë në Pejë sot është sekuestruar mbi një ton drogë, me vlerë rreth 5 milionë euro.

Klan Kosova ka raportuar nga vendi i ngjarjes, duke thënë se sipas informacioneve jozyrtare, një person është arrestuar.

Ai gjithashtu është shprehur se është djegur një sasi e madhe e substancës narkotike.

Ndërkaq, aksioni është duke vazhduar akoma, gjë të cilën për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Komento: