Lajçaku pas takimit me Kurtin e dyshen amerikane: U dakorduam se s’ka alternativë pos normalizimit

18:29 | 27 Shtator 2024
lajcaku-pas-takimit-me-kurtin-e-dyshen-amerikane:-u-dakorduam-se-s’ka-alternative-pos-normalizimit

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, ka shkruar për takimin që pati me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, bashkë me Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane, James O’Brien dhe zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexandar Kasanof.

Lajçak tha se në takimin me Kurtin dhe dyshen amerikane folën për rrugën përpara.

“Ramë dakord se s’ka alternativë për zbatimin e shpejtë të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, shkroi Lajçak.

Për takimin më herët njoftoi edhe kreu i qeverisë i cili tha se Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit duhet të zbatohen të plota.

Komento: