Arrestohet në Gjilan i dyshuari për 16 mashtrime

20:18 | 27 Shtator 2024
arrestohet-ne-gjilan-i-dyshuari-per-16-mashtrime

Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar sot të dyshuarin F.S.

Policia ka njoftuar se arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova se i njëjti dyshohet të jetë i përfshirë në disa raste të “Vjedhjeve të shërbimeve”, “Falsifikimit të parasë” dhe në të paktën gjashtëmbëdhjetë raste “Mashtrim”, mashtrime kryesisht të taksive në forma të ndryshme duke ju marrë shuma të ndryshme të parave.

“I njëjti pas është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.”, ka njoftuar Policia.

Komento: