Bajqinovci viziton tregun e gjelbër në Prishtinë, bisedon me tregtarët për sfidat dhe problemet që ata kanë

21:19 | 27 Shtator 2024
bajqinovci-viziton-tregun-e-gjelber-ne-prishtine,-bisedon-me-tregtaret-per-sfidat-dhe-problemet-qe-ata-kane

Deputeti nga Lëvizja Vetvendosje, Mefail Bajqinovci, gjatë ditës ka vizituar tregun e gjelbër në Prishtinë, ku bisedoi me tregtarët për sfidat dhe problemet që ata po përballen.

Bajqinovci thotë se shqetësimi kryesor i tyre janë kushtet e punës, ku iu është premtuar hapsira e re nga kryetari Përparim Rama, por ende nuk është realizuar.

Tutje ai thotë se ky është vetëm një nga shumë projektet e lëna pas dore nga kjo administratë.

Komento: