Deputetët Eman Rrahmani e Visar Korenica ndajnë rrugët me VV-në, nesër zyrtarizojnë koalicionin “Lista për Familjen”

19:44 | 30 Shtator 2024
deputetet-eman-rrahmani-e-visar-korenica-ndajne-rruget-me-vv-ne,-neser-zyrtarizojne-koalicionin-“lista-per-familjen”

Të martën është thirrur një konferencë për media para hyrjes së Kuvendit të Kosovës më fillim nga ora 11:00 nga deputeti i “Lëvizjes Vetëvendosje”, Eman Rrahmani.

Në njoftim është bërë e ditur se të pranishëm në këtë konferencë do të jenë edhe përfaqësuesit e AKR-së, dhe PD-së dhe deputeti tjetër i VV-së, Visar Korenica.

Arsyeja e thirrjes së konferencës nuk është bërë e ditur, por në media sot ka qarkulluar lajmi se dy deputetë të “Lëvizjes Vetëvendosje” do t’i bashkohen koalicionit me të AKR dhe PD-së.

Komento: