Bajrami i bën thirrje Muratit të përballen me debat: Eja të flasim për huqjet e mia e tuat

20:31 | 30 Shtator 2024
bajrami-i-ben-thirrje-muratit-te-perballen-me-debat:-eja-te-flasim-per-huqjet-e-mia-e-tuat

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami i ka bërë thirrje publike ministrit aktual të Financave, Hekuran Murtatit që të përballen me debat.

Bajrami shprehet që e pret Muratin në studio, ‘për huqjet e saj dhe të tij”.

“Hekuran, eja në studio flasim për huqjet e mia e tuat.  Këto të dhëna janë të BQK-së, janë qarkullim që qytetarët i bëjnë me overdraft.  Shihe ku i ke shifrat për muajin dhjetor prej 2018 deri në 2023. E dita që ke me reagu, në emër të lirisë së fjalës. Të pres në studio!”, ka shkruar ish-ministrja.

Komento: