Nënkryetarja e Partisë Demokrtike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku e ka lavdëruar Bedri Hamzën, kandidatin e këtij subjekti politik për kryeministër.
Çitaku në “Pressing” të T7 e ka quajtur Hamzën të ndershëm e punëtor.
Ajo ka thënë se Hamza shumicën e kohës ka shërbyer në institucione ku ka qenë paraja, por përkundër kësaj nuk ka asnjë aferë apo skandal.
Tutje, ka thënë se Hamza jeton në Mitrovicë, në një banesë bashkë me familjen e tij dhe udhëton çdo ditë në Prishitnë.