Hamiti: Qeveria Kurti edhe në fund të mandatit me numër të madh të ushtruesve të detyrës zyrtare

11:16 | 01 Tetor 2024
hamiti:-qeveria-kurti-edhe-ne-fund-te-mandatit-me-numer-te-madh-te-ushtruesve-te-detyres-zyrtare

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti,  ka reaguar për numrin e lartë të zyrtarëve në administratën shtetërore të cilët kanë titull si ushtrues detyre.

Hamiti, në një postim në facebook është shprehur se Qeveria e Vetëvendosjes po e përfundon mandatin qeverisës me ushtrues detyre, madje ai qeverisjen e Kurtit e quan ”Ushtruese e detyrës”, kështu duke vënë pikëpytje të mëdha në udhëheqjen e shtetit.

Postimi i plotë:

Me numër të madh të ushtruesve të detyrës (u.d.) të zyrtarëve të lartë në administratën shtetërore, Qeveria e Vetëvendosjes po del të jetë ushtruese e detyrës së Qeverisë së Kosovës, madje edhe në fund të mandatit qeverisës 4-vjeçar.

Komento: