Maqedonci ftohet për raportim, deputetët duan sqarime për ushqimin e largimet në FSK

11:42 | 01 Tetor 2024
maqedonci-ftohet-per-raportim,-deputetet-duan-sqarime-per-ushqimin-e-largimet-ne-fsk

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do të raportojë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Ai është ftuar në këtë komision me propozim të deputetit të LDK-së, Anton Quni.

Sipas Qunit, Maqedonci duhet të raportojë para deputetëve për shërbimet e ushqimit dhe largimin e ushtarëve të FSK-së.

“Kemi parë lajmet në media që kohët e fundit ngritën disa shqetësime. Kam pasur kërkesa për shërbimet e FSK-së me ushqim. E kam konsideruar që është e pandershme me u deklaruar pa pasur informata zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes”.

“Po ashtu çështja e fundit është largimet e FSK-së, kërkoj që të jeni sa më korrekt dhe të mos politizohet kjo çështje. Të diskutohen këto çështje të shohim sa janë të vërteta, nëse janë ku qëndron problemi. Mundemi të vijmë në një epilog të përbashkët edhe të shohim ku është problemi që pjesëtarët e FSK-së po largohen nga FSK-ja”, tha Quni, raporton EO.

Nga ana tjetër, deputeti i VV-së, Enver Dugolli u pajtua me propozimin e Qunit.

“Pajtohem me këtë diskutim, me mënyra e qasjes profesionale dhe pajtohem ta kemi ministrit në takim. Pajtohem që sa më shpejt që ka mundësi ai të bashkëbisedojë dhe të raportoj të gjitha shqetësimet”, deklaroi Dugolli.

Komisioni miratoi plotësimin e Ligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit. Përderisa pjesë e grupit punues do të jen Erxhan Galushi, Anton Quni dhe Enver Dugolli.

Komento: