Bislimi pret ekipin ekonomik gjerman, diskutojnë për zhvillim ekonomik

15:56 | 01 Tetor 2024
bislimi-pret-ekipin-ekonomik-gjerman,-diskutojne-per-zhvillim-ekonomik

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur përfaqësues nga ekipi ekonomik gjerman, të kryesuar nga drejtuesi Ricardo Giucci.

Gjatë takimit është folur për gjendjen ekonomike të vendit, me theks të veçanat në politikat që ndikuan në rritjen ekonomike.

“Zëvendëskryeministri tha se bazuar në krejt indikatorët ekonomikë, që japin pasqyrën e situatës ekonomike në vend, vërejmë se zhvillimi i Kosovës është një histori suksesi dhe unike, teksa Dr. Giucci tha se të gjithë këta indikatorë pozitivë shfaqin një tendencë dhe dinamikë pozitive e të fuqishme për zhvillimin, të tashmen e të ardhmen e vendit. Ai vlerësoi politikat ekonomike të ndërmarra nga qeveria dhe zhvillimin e hovshëm ekonomik që po njeh vendi”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.

Në takim u diskutua edhe për rëndësinë e benefitet e Tregut Unik të Pagesave në Euro (SEPA), si vazhdimësi e diskutimit të mbajtur edhe javën e kaluar në Europe House, ku zëvendëskryeministri shprehu përsëri punën dhe hapat që po bën Qeveria në lidhje me avancimin drejt anëtarësimit në SEPA.

Komento: