Baerbock mbledh sot ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor

17:34 | 01 Tetor 2024
baerbock-mbledh-sot-ministrat-e-jashtem-te-vendeve-te-ballkanit-perendimor

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, sot do të mbajë takim me homologët e saj nga shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve partnere.

Këtë e ka bërë të ditur ambasada gjermane në Kosovë, duke treguar se çka do të diskutohet aty.

“Duke diskutuar masat për përmirësimin e lëvizshmërisë së studentëve në rajon, për të thjeshtuar dhe harmonizuar investimet, për të inkurajuar partneritetet kërkimore dhe për të nxitur marrëdhëniet e mira fqinjësore, pjesëmarrësit e takimit punojnë së bashku për ta bërë Ballkanin Perëndimor një rajon më elastik dhe më të begatë.”

Komento: