Ruzhdi Shehu vazhdon me suksese, Juniku arrin 100% realizimin e hapësirave publike për shëndetin e qytetarëve

18:32 | 01 Tetor 2024
ruzhdi-shehu-vazhdon-me-suksese,-juniku-arrin-100%-realizimin-e-hapesirave-publike-per-shendetin-e-qytetareve

Ruzhdi Shehu, kryetari i Junikut, brenda dy ditësh i ka arritur dy suksese të rëndësishme për komunën që e drejton.

Pasi që një ditë më parë Shehu u rendit në mesin e pak kryetarëve të komunave që kanë realizuar më shumti premtime gjatë zgjedhjeve, një tjetër e arritur u dëshmua edhe sot.

Sipas projektit të mbështetur nga qeveria suedeze dhe organizata tjetra ndërkombëtare, Juniku e ka arritur koutën maksimale 100% të hapësirave të gjelbra publike.

Janë vetëm edhe tri komuna tjera që e kanë arritur këtë përqindje maksimale: Ferizaj, Suhareka dhe Dragashi.

Një publikim i tillë është bërë nga organizata joqeveriare, Ec Ma Ndryshe, e cila kujdesët për monitorimin e komunave në fushën e hapësirave të gjelbra për qytetarë.

Të kujtojmë se Shehu gjatë këtij mandati si kryetar i Junikut ka arritur t’i realizonte mbi gjysmën e premtimeve të dhëna dhe se është ndër kryetarët, i cili ka realizuar më së shumti nga premtimet e tij.

Shehu para marrjes së mandatit, i kishte pasur gjithsej 35 premtime, për të cilat është zotuar se do t’i realizojë gjatë këtij mandati, si kryetar i Komunës së Junikut.  Por shumica nga to nuk mbeten vetëm premtime. Pasi që kryetari aktual i Junikut ka arritur t’i realizonte  21 prej tyre.

Sipas të dhënave të Institutit GAP, nga 35 premtimet e dhëna gjatë fushatës, Shehu ka realizuar plotësisht 21 nga to.  Tri nga to janë gjysmë të përfunduara. Gjashtë nga premtimet janë duke u realizuar pasi që tashmë ato kanë filluar. /Ballkani.info/

Komento: