Ish-kryetari i Gjilanit: Kurti e ka mbyt besimit tek qytetarët që autostrada Gjilan-Prishtinë do të përfundoj

10:13 | 02 Tetor 2024
ish-kryetari-i-gjilanit:-kurti-e-ka-mbyt-besimit-tek-qytetaret-qe-autostrada-gjilan-prishtine-do-te-perfundoj


Autostrada Gjilan-Prishtinë, është përballur me vonesa të mëdha në përfundimin e tij krahas afateve të parashikuara, për këtë vonesë ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverinë aktuale.

Haziri tha për “Front Online” se gjysmë milionë banorë janë përjashtuar nga kjo vonesë.

“Është përjashtim total i një rajonit të Kosovës siç është Anamorava, ku e lidhë Kosovën në korridorin ndërkombëtar përmes Bujanocit, Preshevës e Kumanovës ku i ka përjashtuar gjysmë milionë banorë në veçanti Gjilanin”, deklaron Haziri.

Haziri thotë se kryeministri Albin Kurti e ka mbyt besimit tek qytetarët që kjo autostradë do përfundoj.

“Tash e tri vite 70% e punimeve janë kryer teknikisht, nuk është as në planifikim buxhetor e prioritet politik, e ka mbyt besimin që autostrada përfundon”, u shpreh Haziri.

 

Komento: