Jashari: Siguria globale s’ka qenë kurrë më e sfiduar, na duhet përkrahja e partnerëve

10:44 | 02 Tetor 2024
jashari:-siguria-globale-s’ka-qene-kurre-me-e-sfiduar,-na-duhet-perkrahja-e-partnereve

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtant Bashkim Jashari, ka thënë se “Siguria globale s’ka qenë kurrë më e sfiduar”.

Jashari e ka vlerësuar lart ndihmën e parterëve ndërkombëtar në ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Kosovës.

Ai theksoi se ka ardhur koha që ushtarët e FSK-së të shkojnë drejt një niveli tjetër të avancimit.

“Vetëm kështu mund të jemi gati që t’i shërbejmë paqes dhe parandalojmë luftërat”, tha Jashari në fjalimin e tij.

Në Prishtinë, punimet konferenca vjetore “FSK dhe Partnerët 2024”.

Në aktivitetin që po mbahet në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë, po marrin pjesë zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë, ambasadorë dhe atashe ushtarak nga vendet mike./Klankoosva

Komento: